Një grua ka humbur jetën teksa banesa e saj u përfshi nga flakët e zjarrit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit në lagjen Nr.8.
Policia bën të ditur se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë për ngrohje, banesa u përfshi nga flakët.
Për pasojë humbi jetën pronarja 65-vjeçare me iniciale H.G.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r