A jeni njëri nga ata persona që në verë sidomos, është nën “sulm konstanta” nga mushkonjat? Studimet e fundit kanë treguar se mushkonjat përgjithësisht “preferojnë” njerëzit e shëndoshë, ata që pijnë birrë ose gratë shtatzëna.
Por një studim i ri i bërë nga PLOS onë dhe i publikuar në IFL Science ka bërë disa zbulime të reja. Për këtë ka marrë disa vullnetarë prej binjakësh identikë, për të parë arsyet e vërteta se përse mushkonjat pickojnë më shumë disa njerëz dhe disa të tjerë jo.
Testimi u bë në Shkollën e Higjenës dhe mjekësisë tropikale në Londër dhe u pa se personat identikë binjakë, kishin një korelacion të lartë, kur vjen puna tek pickimi mushkonjave. Ndryshe rezultonte me binjakët jo identikë.
Me pak fjalë, studimi tregonte se “gjaku i shijshëm” për mushkonjat ishte dicka e trashëguar… dhe se ke në dorë pak gjë, për këtë punë, nëse rezulton të jesh pjesëtar i një familje me gjak të “dëshiruar”.
Rezultatet treguan se ka një komponent gjenetik që mushkonjat arrijnë ta detektojnë përmes sensit të tyre të nuhatjes (oflaktimit). Kështu, pritet që të nisin studime të reja për të zbuluar bazën gjenetike të kësaj tërheqjeje që bën mushkonjat të “festojnë” tek pjesët e trupit tënd.