Byroja e Kuvendit ka zhvilluar një mbledhje për të shqyrtuar ankimin e deputetëve Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Sali Berisha.
Mbledhja vendosi rrëzimin e ankimit dhe lënien në fuqi të masës disiplinore, thuhet në njoftimin e Byrosë të drejtuar nga zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.
Noka dhe Berisha u përjashtuan 10 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit për thyerje të etikës, ndërsa Këlliçi dhe Paloka u përjashtuan për 5 ditë.
/s.f