Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, thotë se bllokimi i foltores së Kuvendit është skenar që ndodh nga deputetët e opozitës për shkak të një kallëzimi penal që kanë bërë sot në SPAK familjarët e viktimave të “21 Janarit”.
“Është në skenar që ndodh çdo seancë sepse ndërkohë që sot familjarët e dëshmorëve të vrarë në 21 Janar janë në SPAK për depozitimin e një kallëzimi penal ndaj Sali Berishës dhe persona të tjerë të përfshirë, ne do jemi në këtë situatë në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndërkohë që në SPAK është ngritur akuzë për vrasje në Gërdec, kjo situatë do ndodhi. Është e papranueshme që ju të çoheni aty. Jemi këtu për të vijuar normal seancën”, deklaroi Taulant Balla.
/a.r