Pas ankimimit të Partisë Demokratike për të kundërshtuar përjashtimin me 10 ditë nga seanca parlamentare të 12 deputetëve të PD, Byroja e Kuvendit u mblodh para nisjes së seancës dhe la në fuqi vendimin për përjashtimin.
Byroja e Kuvendit nuk pranoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe la në fuqi vendimin për përjashtimin e tyre.
Deputetët e përjashtuar të PD janë Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati.
/a.r