Oerd Bylykbashi është shprehur nga foltorja se deputetët që janë të pranishëm në sallën plenare, përfaqësojnë ato që janë përjashtuar nga Kuvendi.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Bylybashi ka thënë se ato kërkojnë të ngrihet një komision parlamentar për dosjen hetimore të “McGonigal”.
Oerd Bylykbashi: Ky Parlament është kthyer në varrmihësin e Parlamentit, po varros duke abuzuar me regulloren e Kuvendit të drejtat e deputetëve për të përfaqësuar qytetarët. Nuk pres që kjo qeveri të respektojë të drejtat e qytetarëve. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “McGonigal” që jo vetëm që ka përfshirë Shqipërinë, por edhe SHBA-në, i iniciuar nga një kryeministër i korruptuar. Kërkojmë komisionin parlamentar për këtë gjë. Është e papranushme ajo që dëgjova se Byroja paska ka vendosur të pezullojë ligjin për komisionet hetimore.
Kërkojmë që ai komision të mblidhet sepse duhet të dalin kur të gjitha të zezat e kësaj qeverie. Unë e di që këtu ka kolegë socialistë që janë dakord me mua. Sot duhet që ky parlament të hetojë në të drejtën e vet. Ky Parlament dhunon. Kemi kërkuar mocion me debat për këtë çështje, shtyhet. Janë përjashtuar më shumë se 15 deputetë, për të zbrazur pjesën e opozitës nga hapësira e saj vendimmarrëse. Dhunim më brutal se kaq nuk ka. Kemi kërkuar të drejtat tona në këtë Parlament për të përfaqësuar ata që janë jashtë kësaj salle. Ata do të duhej të ishin këtu në sallë, ju i latë jashtë, deputetët do të duhet të ishin në sallë. Nuk janë njoftuar për mbledhjen e Byrosë dhe janë shkelur përsëri të drejtat e tyre. Ju jeni gati të prishni dhe mikrofonat vetëm që të mos ndodhë ajo që kërkojnë shqiptarët.
/a.r