Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur sot protestë përpara Parlamentit, në të njëjtën orë kur nis edhe seanca plenare.
Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka nuk do të jenë të pranishëm në seancë pasi janë përjashtuar me 10 ditë Berisha e Noka, ndërsa Këlliçi dhe Paloka 5 ditë pas trazirave seancën e kaluar.
Në seancën e sotme parlamentare janë disa pika në rend dite për t’u diskutuar, mes të cilave edhe ajo për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla e kërkuar nga deputetët demokratë.
Teksa në seancë do të zhvillohet debati, jashtë Parlamentit do të jenë mbështetësit e opozitës duke protestuar.
Në gatishmëri do të jenë 700-1000 efektivë policie për mbarëvajtjen e protestës.
Sali Berisha e konsideron nisjen e revolucion për largimin e Kryeministrit Rama mbajtjen e këtyre protestave, teksa më 3 Mars ka paralajmëruar protestë kombëtare.
/a.r