Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë prova për kryedemokratin Sali Berisha, në lidhje me shpalljen e tij “non grata”.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balliu u shpreh se Berisha u shpall “non grata”, pasi kryeministri Edi Rama pagoi ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
“Nuk ka nxjerrë një fakt. Nuk ka asnjë dosje. Ne e kuptojmë sesi është bërë “non grata”, duke paguar para nëpër parkingje. Edhe ambasadorja amerikane tha, hetimi ka nisur nga FBI-ja, prandaj nuk kanë fakte dhe prova ata.
Shteti që gjeti Bin Laden-in, nuk gjen dot një letër për Sali Berishën. Është shtet serioz, po të kishin fakte i kishin nxjerrë, por nuk kanë fakte”, theksoi ai./m.j