Këto janë gjithçka përmendet në raport me Shqipërinë dhe zyrtarët shqiptarë.
Më tej, sqarohet se më 27 prill 2018, McGonigal u takua me personin C, ish ministrin e mbrojtjes së Bosnjes dhe personin D, zotëruesi i një kompania farmaceutike në Bosnje-Hercegovinë.
Ata i kërkuan që ti takonte me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane, me qëllim mbështjelljen e politikanëve amerikanë.
Në qershor të vitit 2018 McGonigal, propozoi që kompani farmaceutike e Boshnjakut të hynte në marrëdhënie kontraktuale me kompaninë e Agron Nezës, e cila do të përfitonte 500,000 dollarë. Në këmbim, do të caktohej një takim ndërmjet kompanisë farmaceutike dhe zyrtarëve të lartë të SHBA në Kombet e Bashkuara.
I vetmi person i akuzuar në këtë dosje është vetëm zyrtari i lartë i FBI-së, McGonigal. Asnjë nga emrat e përmendur në këtë dosje apo zyrtarët që kanë takuar McGonigal, nuk ka asnjë akuzë ndaj tyre.
“Implikim i vetëm ose fakti vetëm që thuhet dhe që konsiderohet aferë korruptive në thonjza është ajo e marrjes së një shume lekësh prej domethënë, këtij kryezbuluesit nga Agron Neza. Në fakt Neza vetë nuk është i pandehur dhe nëse do konsiderohej korrupsion minimum ka korrupsion aktiv dhe pasiv, të dy njësoj ndëshkohen si ai që e jep edhe ai që merr”, u shpreh Idajet Beqiri, avokat./m.j