Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Arbjan Mazniku i ftuar në emisionin “Bardh e Zi” në ABC News, komentoi situatën e ndërtimeve në kryeqytet.
Mazniku u shpreh se Tirana rritet çdo vit me 20 deri në 25 mijë banorë në vit, një normë rritjeje me 2%.
Ai shtoi se ndërtime do të ketë nëse do të ketë kërkesë, duke shtuar se deri më tani objektet e larta kanë qenë sukses dhe jo dështim.
Përshtypja që të krijohet kur sheh objektet e larta është normale. Tirana është një qytet dinamik, qytet që jeton. Çdo vit rritemi me 20-25 mijë banorë të rinj.
Ky është një fenomen që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Norma jonë e rritjes është me 2% çdo vit.
Ne përderisa kemi mundësi sot të ndërtojmë objekte të larta, është e mira të ndërtojmë ato. Objektet e larta që ne kemi deri më tani, kanë qenë sukses dhe jo dështim.
Ne duhet të ndërtojmë në mënyrë moderne dhe me kërkesat e tregut. Nëse ka kërkesa për të ndërtuar, unë nuk ia shoh dëmin këtyre objekteve.”, tha Mazniku./m.j