Kosova 15 vjet shtet. Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skënder Durmishi në aktivitetin e organizuar në Ambasada e Kosovës në Tiranë, me rastin e 15 vjetorit të shtetit të pavarur të Kosovës është shprehur se tashmë nuk ka asnjë pengesë mes dy vendeve.
“Kemi rreth 180 marrëveshje ndërshtetërore, të gjitha fushat e bashkëpunimit janë të mbuluara me infrastrukturë dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë. Në politikën e jashtme të dy vendet ndjekin parime identike. Jemi mirë kur është mirë Shqipëria. Për ne është mik kushdo që e lartëson emrin e Shqipërisë”, tha Durmishi.
I pranishëm në këtë aktivitet, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tha se Kosova ka dëshmuar se është faktor stabiliteti për paqe,.
“15 vite Kosovë e pavarur, përmbushje e amanetit të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit. Republika e Kosovës një shtet sovran dhe i pavarur ka demonstruar pjekurinë e saj. I demonstroi botës dhe ishte dhe do të jetë faktor stabiliteti për paqen. Ne jemi një komb i ndarë në dy shtete, humbjet dhe fitoret i kemi të përbashkëta. Do të intensifikojmë përpjekjet për njohje të mëtejshme të pavarësisë.”, tha Begaj./m.j