Mitralozi me fuqinë më të madhe të zjarrit, që ndodhet ende në përdorim ushtarak, është “M134 Minigun”. Kjo armë, e dizajnuar në fund të viteve të 60-ta për helikopterët dhe mjetet e blinduara – sipas librit të rekordeve botërore Guinnes – ka kapacitetin prej 6,000 të shtënash në minutë, ose 100 të shtëna në sekondë.
Çfarë të thuhet tjetër, “M134 Minigun” është vërtetë armë e frikshme, e cila nxjerrë dhjetë herë më shumë plumba të kalibrit 7.62 mm se një mitraloz i zakonshëm.
Megjithatë, përkundër kapacitetit të frikshëm të tij – ky mitraloz sot mund të duket një lodër e thjeshtë, krahasuar me një shpikje tjetër vrastare. Në vijim ju prezantojmë “The Metal Storm gun”, prototipin e një arme shkatërruese me 16,000 të shtëna në sekondë, respektivisht 1 milion të tilla në minutë. Kjo armë automatike, respektivisht sistem automatik, është zhvilluar nga një kompani e armëve nga Australia me të njëjtin emër.