Është pezulluar nga detyra oficeri i policisë Gjergji Riza, i cili ishte personi që në videon e publikuar, dhunoi shtetasin Ervin Norolla në qytetin e Pogradecit.
Burime bëjën me dije gjithashtu se në pranga ka përfunduar dhe personi i dhunuar, pasi gjatë kontrollit nga policia disa ditë më parë i është gjetur një sasi prej 50 gramë heroinë.
E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese dhe ka ndodhur brenda ambienteve të një pallatit.
Siç shihet dhe nga pamjet Riza e mbështet të riun në mur dhe nis ta qëllojë pa pushim me shpulla në fytyrë.
Vendimi për pezullimin e oficerit nga detyra u bë menjëherë pas publikimit të rastit në media.
/s.f