Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Republikanëve, Donald Trump, u përgjigj në kritikat e Obamës duke e etiketuar atë si “presidentin më të keq në historinë e Amerikës”. “Është interesante se si presidenti Obama ka deklaruar se unë kurrë nuk do të bëhem president. Ai është presidenti më i keq në historinë e Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar kandidati republikan në Twitter. Obama më herët ka thënë se nuk beson se njerëzit do ta votojnë Trumpin për president.