Në Gjykatën e Apelit është hedhur shorti për çështjen e Alda Klosit.
Nga shorti është vendosur që çështjen në Apel do ta shqyrtojë gjyqtarja Irena Brahimi.
Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë para oficerit gjyqësor dhe fshehje pasurie.
Sipas avokatit Klosi kërkon lirinë në Apel me argumentin se ka 2 fëmijë të mitur edhe nënën e saj të verbër për t’u kujdesur për ta.
/s.f