Një gjykatë serbe ka dënuar në mungesë tetë ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ngritje prite dhe vrasje të trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, Kosovë, në shtator të vitit 1998. Gjykata e lartë në e Nishit të mërkurën shpalli fajtorë tetë ish-luftëtarët e UÇK-së për akte terrorizmi dhe urdhëroi që secili prej tyre të dënohej me 15 dhjet burg për përfshirjen e tyre në dy sulmet ndaj trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare të njëjtën ditë në vitin 1998. “Ata u dënuan të gjithë për të dyja ngjarjet e ndodhur në shtator të vitit 1998. Gjykata vendose që ata ishin fajtorë falë videove. Pra, ato ishin prova kyçe,” tha për BIRN të mërkurën Goran Djordjeviç, një avokat që përfaqëson familjen e një prej ushtarëve të vrarë.
Videoja tregoi pritën e UÇK-së dhe të shtënat ndaj ushtarëve të Ushtrisë Jugosllave, gjashtë prej të cilëve vdiqën. Ish-ushtarët e UÇK-së – Shiqeri Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha u dënuan në mungesë. Ata i kanë mohuar që veprimet e tyre ditën e përplasjes të kenë qenë kriminale.