25-vjeçarja Taylor Schabusiness teksa po përballej në gjyq për vrasje të shkallës së parë ndaj partnerit, sulmoi avokatin e saj në gjykatë. E reja akuzohet për një vrasje të shkallës së parë, gjymtim të një kufome dhe sulm seksual, krim që daton në Shkurt 2022.
Avokati i saj, Quinn Jolly, në seancën e fundit i kërkoi gjyqtarit të çështjes më shumë kohë për ta rivlerësuar e për të shqyrtuar nëse ajo është kompetente për të dalë në gjyq.
Gjykatësi Thomas Walsh ra dakord me kërkesën e Jolly-t dhe i dha asaj dy javë të tjera për t’u ekzaminuar nga një ekspert. Papritmas Schabusiness, ulur në të djathtë të Jolly-t, goditi befasisht avokatin, ndërsa duart i kishte në pranga.
Menjëherë, oficeri i sigurisë veproi me shpejtësi dhe neutralizoi 25-vjeçaren, e cila disa çaste më pas u qetësua.
Më vonë, Jolly tha se do të paraqiste një kërkesë për t’u tërhequr nga detyra si avokat mbrojtës i Schabusiness.
Schabusiness u akuzua për vrasjen e 25-vjeçarit, Shad Thyrion, të cilin ajo dyshohet se e mbyti gjatë marrëdhënies seksuale. Pas vdekjes së tij, Schabusiness thuhet se copëtoi trupin e tij dhe fshehu pjesë të ndryshme rreth një shtëpie dhe një automjeti. Policia tha se gjeti kokën e prerë të Thyrion në një kovë në bodrumin e shtëpisë.
Schabusiness tha se ajo dhe Thyrion ishin nën ndikimin e drogës gjatë incidentit, duke përfshirë metamfetaminën.
/a.r
View this post on Instagram