Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni. Mësohet se emrat që kanë shprehur interes janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçe.
PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE
1. Marsida Xhaferllari, anëtare
2. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
3. Dr. Elsa Toska, anëtare
4. Sonila Bejtja, anëtare
5. Dr. Sandër Beci, anëtar
6. Ilir Toska, anëtar
7. Gent Ibrahimi, anëtar
8. Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare
9. Holta Zaçaj, anëtare
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short.
Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.
/a.r
Dr. Fjona Papajorgji, mendoj se është kandidatura më e plotesuar, si profesionalisht ashtu edhe me reputacion moral të lartë, të drejtojl gjykaten Kushtetuese, mbas çapaçul llëqeve të Vitore Tushes me ish presidentin Ilir Meta ……