Studiuesi i njohur Irakli Koçollari ka reaguar në lidhje me një deklaratë të bërë nga ish deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi i cili tha një natë më parë se Agron Nezaj e kishte zëvendësuar atë kur sigurimi ndërroi emrin.
Në një intervistë për “5 Pyetjet” ish-shefi i SHISH në vitin 1991, tha se nuk kishte bërë asnjë ngritje të tij në detyrë, por aty ku e kishte gjetur, aty e kishte lënë kur la postin e drejtorit.
“Agron Nezaj ishte një inspektor i thjeshtë, periferik, i panjohur fare. Nuk është e vërtetë që ka qenë zëvendësi im. Absolutisht jo. Ai ka qenë inspektor i thjeshtë i SHIK-ut në Vlorë. Ka qenë akademia e rendit dhe sigurisë, që profilizonte për policinë dhe shërbimet inteligjente. Aty ka mbaruar atë shkollë.
Nuk e kam emëruar unë. Unë e kam gjetur aty. Derisa kam qenë unë inspektor ka qenë. Mbrapa mundet si të gjithë punonjësit e shërbimit mund ta kem takuar edhe atë.
Por unë jam në jetën time, ata në jetën e tyre. Ata zgjodhën që të ikin jashtë, ndërsa unë zgjodha që të rri këtu, në mësimdhënie dhe punën akademike” tha ai.
Irakli Koçollari ka kujtuar edhe momentet kur pranoi që të merrte detyrën e shefit të SHIK-ut.
“Unë kam qenë me studime jashtë. Kam ardhur në ’90 nga jashtë ku isha me studime. Sa ishin bërë ndryshimet. Më kërkuan të dy palët e qeverisë së stabilitetit që të bëhesha kryetar i SHIK-ut.
Nuk pranova një kohë, por më pas pranova. Kam bërë ligjin organik bazë, që është edhe sot” tha Irakli Koçollari.
/a.r