Eksperti Ervin Karamuço ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, ku foli në lidhje me shpërthimet me lëndë plasëse në vendin tonë, ku rasti më i fundit ishte ai në Sarandë.
“Saranda është një qytet ku ende ndërtohet shumë dhe përdoret lënda plasëse për të hapur territorin. Ka pasur tonelata tritol. Shiten rëndomë edhe në Greqi.
Nuk është vështirë për t’i përfituar qoftë dhe në treg të zi. Kur kemi të bëjmë me import janë linjat nga Serbia, Mali i Zi dhe pastaj në Shkodër. Kanë organizata kriminale shumë të fuqishme që merren me tregun e trafikimit ndërkombëtar, Shqipëria është vetëm një fije e vogël në trafikun e tyre.
Është kapur dhe nga hetimet e autoriteteve italiane. Tritoli është një lëndë që do njerëz të specializuar në përdorim. Rast i Sarandës nuk është bërë nga një njeri i vetëm. Duhen disa njohuri të mirëfillta.”- Karamuço./m.j