Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për qytetarët që të kontribuojnë sadopak për popullin turk dhe atë sirian që është prekur nga tërmeti i 6 shkurtit.
Ai bëri me dije se çadra e dhurimit ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës, aty ku prej ditësh po mblidhen ndihma.
Çadra e dhurimit ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës për këdo që ka dëshirë dhe mundësi të kontribuojë sadopak, shkroi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook./m.j