PD ka caktuar datën e protestës së ardhshme kombëtare dhe është pikërisht ditën kur është gjyqi në Apel për vulën e partisë.
Njeheresh do të ketë edhe protesta të vogla para parlamentit gjatë zhvillimit të seancave parlamentare.
Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.
Protesta e fundit kombëtare ishte më 11 shkurt, ndërsa një protestë e vogël e realizuar para parlamentit ndërsa brenda mbahej një seancë plenare u bë të hënën më 13 shkurt.
Më 16 shkurt pritet të mbahet protesta e vogël e radhës./m.j