Deputetja Dhurata Çupi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zhvillimet e fundit politike të PD, protestat dhe zgjedhjet e 14 majit.
Çupi u shpreh se PD ka nevojë për një lider të ri dhe për një politikbërje të re. Në lidhje me protestën e thirrur nga opozita që do të mbahet ditën e enjte, Çupi u shpreh se s’ka informacion.
“Një lideri i ri do të mbushte sheshet plot. PD ka nevojë për një politik bërje të re. Sot opozitës i shërben bashkimi, dhe do i tregojmë popullit një qasje ndryshe nga këta që janë në pushtet e do guxoja që të them me një lider të ri. Në politikbërjen shqiptare unë kam gjetur qasjen time, atë për bashkim, të mos shaj dhe shantazhoj kolegët e mi. Duke e bërë këtë të gjithë bashkë, jam i sigurt që do të bashkohemi. Besoj se do ia arrijmë.
Në lidhje me protestën kam qenë dhe do të jem pjesëmarrëse. Nuk kam informacion se çfarë do të ndodhë të enjten.
Uroj që data 3 mars të jetë ditë që të bashkojë demokratët. Ta zbatojmë vendimin dhe të bashkohemi për shqiptarët. Synimi është të shkojmë me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit”, tha Çupi.