Reilly Flaherty, 28 vjeç, ka humbur portofolin gjatë një koncerti në Bruklin të SHBA-së, me 5 shkurt. Ai nuk do ta kishte menduar kurrë që do të rishihte patentën dhe kartën e identitetit.
Gjëja e parë që bëri, ishte bllokimi i kartës në bankë. Por pas dy javësh, ndodhi diçka e pabesueshme. Sipas ‘Metro.uk’, ai po kontrollonte kutinë e postës, kur gjeti një letër të shkruar me dorë dhe firmosur nga një person anonim.
Në brendësi të zarfit, ishte patenta e tij me kartën e kreditit. “I dashur Reilly Flaherty!”, niste teksti i letrës. “Gjeta portofolin tuaj. Mendova që të jap patentën dhe kartën e kreditit sepse janë shumë të rëndësishme. Por paratë i mora, sepse me ato bleva marijuajnë dhe portofolin e mbajta, sepse ishte shumë i lezetshëm, shkruan Shqip.
Gjithashtu mbajta edhe kartën e metrosë, sepse tarifat janë ngritur në 2.75$. Kalofsh mirë, nga një anonim!”, ishte teksti i letrës që ai gjeti në kutinë postare. Reilly e postoi foton e letrës në ‘Instagram’ dhe në internet shpërtheu ironia dhe kurioziteti.