Sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimoviç është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e Champions League, që Bayern Munchen do të zhvillojë mbrëmjen e sotme ndaj PSG-së.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku është zbardhur edhe lista e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Julian Nagelsman për këtë duel.
Një vlerësim i jashtëzakonshëm për 17-vjeçarin, i cili me sa duket është një element mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës së Bayern-it.
Tre ditë më parë, Ibrahimoviç debutoi në kampionatin gjerman me fanelën e Bayern Munchen.
OFFICIEL ! Le groupe du Bayern pour affronter le PSG.
Sadio Mané est bel et bien forfait. ❌
@FCBayern pic.twitter.com/NUvQ8PVAIS
— Actu Foot (@ActuFoot_) February 13, 2023
/s.f