Lefter Koka vijon betejën me drejtësinë. Ish ministri i Mjedisit i është drejtuar me dy kërkesa Gjykatës së Lartë për ndryshim të masës së sigurisë.
Për të disatën herë Koka i kërkon Gjykatës së Lartë ndryshim të masave të sigurisë edhe për inceneatorin e Fierit dhe Elbasanit.
Kërkesat e Kokës për masa më të butë sigurie do shqyrtohen nga Gjykata e Lartë më 16 shkurt nga gjyqtari Mehdi Bici.
Koka kërkon masë më të butë me argumentin se ka probleme shëndetësore.
/s.f