Kryeministri italian, Matteo Renzi bëri një ndalesë të paparashikuar në Brazil, gjatë udhëtimit të kthimit për në Itali nga Argjentina, për shkak të problemeve teknike në avionin me të cilin udhëtonte.
”Një avion zyrtar tip ‘Airbus 319’ u ul në Recife për të kontrolluar sigurinë e një dritareje anësore që dukej e hapur”, njoftoi agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
”Kjo ulje do të sjellë kthimin në Itali të Renzit me disa orë vonesë”, theksoi ANSA.