Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se duhen gjetur forma të tjera për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Paloka tha në “Euroneës Albania” se Rama nuk ikën ndryshe përveçse me dhunë dhe nisur nga qëndrimi i palës tjetër nuk përjashtohet përdorimi i forcës në protestat e radhës.
“Unë kam pikëpamje pak më ndryshe të revolucionit dhe si rrëzohet Rama. E kam thënë më se një herë se Rama ikën me dhunë, se ai nuk do lejojë kurrë që të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme.
Një diktator ikën me dhunë, që t’i hapet rruga zgjedhjeve të lira. Ai është fshehur se e nuk e di çfarë do dalë andej, se e kanë shitur ata që kishte afër. Duhet largimi i Ramës me forcë. Duhet të ketë detyrimisht forcë duke parë reagimin e palës tjetër”, tha Paloka./m.j