Analisti Arben Meçe komentoi në studion e Euronews Albania, aksionin e protestave të iniciuara nga opozita. Meçe tha se në Berisha nuk gëzon shumicën në PD, madje ai po bojkotohet dhe nga militantët e vetë.
Analisti tha se protestat e Berishës po tkurren, duke nisur me 16 mijë persona në shesh në korrik dhe duke përfunduar në 6 mijë persona më 11 shkurt.
“Së pari pritshmëria ime se protesta e 11 shkurtit nuk do të kishte mbështetje popullore u vërtetua. Tani dua të vërtetoj diçka tjetër që edhe brenda Partisë Demokratike Sali Berisha nuk ka mbështetje.
Çka do të thotë, nëse historiku i 4 mitingjeve që ka bërë Sali Berisha në këtë periudhën 1-vjeçare të foltores nisi me 16 mijë veta, kaloinë 12 mijë veta, pastaj 3 mijë veta në 6 dhjetor dhe përfundimisht përfundoi me 6 mijë veta.
Gjithë ajo demogagji e shprehur këtë periudhë nuk është gjë tjetër veçse një flluskë mediatike. E vërteta është se Sali Berisha ka krijuar një imazh të një realiteti që nuk ekziston, e vërteta është tek numri i njerëzve që dalin në shesh. Berisha po bojkotohet dhe nga militantët e vet”, tha Meçe./m.j