Seanca në apel për çështjen “Babalja” ndaj deputetit të PD Ervin Salianji është shtyrë sërish pasi avokati mbrojtës Ledio Braho ka munguar.
Gjyqi u shty me kërkesë të avokatit pasi ky i fundit kishte dërguar një shkresë ku informonte trupën gjykuese se nuk ndodhet në Tiranë.
Trupa gjykuese vendosi që avokati mbrojtës duhet të jetë patjetër i pranishëm në seancën e ardhshme gjyqësore të datës 7 Mars.
Ervin Salianji është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për kallëzim të rremë për çështjen “Babale”, vendim të cilin e ka apeluar.
/a.r