Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj në një vizitë të zhvilluar në Bashkinë e Selanikut, ka kërkuar nga kryetari i saj që Greqia të lehtëzojë për emigrantët shqiptarë marrjen e shërbimeve administrative, apo edhe t’u njihet çdo kontribut në jetën ekonomike, sociale e kulturore.
Në një postim në rrjetet sociale, në lidhje me takimin që ka pasur me kryebashkiakun e Selanikut Kostantinos Zervas, Gjekmarkaj thotë se ka nënvizuar që “vendosja e një linjeje ajrore Selanik- Tiranë do të mundesonte rritjen e shkembimeve turistike e ekonomike”.
“Po ashtu sipas modelit italian i kerkova vendosjen e një interlekutori a mediatori kulturor shqipëtar në institucionet e qytetit dhe zones do të ishte një tjeter hap lehtesues per orientimin legal të emigrantëve. Integrimi, mundja e çdo paragjykimi e keqgjykimi, përsosja e marrëdhënieve janë i vetmi proces i natyrshem, i vetmi shteg bashkëpunimi që duhet marrë në konsideratë nga dy shoqeritë tona”, shkruan Gjekmarkaj.
Postimi i plotë:
Një pritje miqesore në Bashkinë e Selanikut një qytet me lidhje të gjithëanshme e historike me vendin tonë.
Me Kostantinos Zervas Kryetar i Bashkisë se Selanikut biseduam për shumë tema me interes të perbashket.
Gjeta tek Zervas një bashkëbisedues të vemendshem e mendje hapur për të lehtesuar sa më shumë e shpejt integrimin e shqiptarëve të shumtë që jetojnë e punojnë në shtetin mik grek.
Integrimi, mundja e çdo paragjykimi e keqgjykimi, përsosja e marrëdhënieve janë i vetmi proces i natyrshem, i vetmi shteg bashkëpunimi që duhet marrë në konsideratë nga dy shoqeritë tona. Të qenit gjitonë duhet konsideruar fat dhe asnjherë shkendijë konflikti.
I kerkova Kryetarit Zervas të gjinden mekanizma që emigrantet shqiptare në këtë zonë të sherbehen pa pengesa në zyrat administrative, t’u njihet çdo kontribut në jetën ekonomike, sociale e kulturore si realitet i natyrshem i ketij qyteti.
Shumë prej qytetarve tanë në Selanik janë edhe nënshtetas grekë si të tillë edhe votues.
Vendosja e një linjeje ajrore Selanik- Tiranë do të mundesonte rritjen e shkembimeve turistike e ekonomike. Po ashtu sipas modelit italian i kerkova vendosjen e një interlekutori a mediatori kulturor shqipëtar në institucionet e qytetit dhe zones do të ishte një tjeter hap lehtesues per orientimin legal të emigrantëve.
Kryetari Zervas u shpreh që ështe gjithmonë i gatshem e mikëprites për problemet e komunitetit shqiptar shënjë e dhënë edhe me dy binjakezime perkatesisht me Korçen dhe Durresin.
gjeka8
Duke i uruar suksese të metejshme e ftova të vizitojë Parlamentin e Shqipërisë në çdo rast të pershtatshem për të!