Ndërsa një ditë më parë Sali Berisha, u bëri thirrje të gjithë kryetarëve të degëve të partisë në Tiranë që të mobilizohen për të qenë të pranishëm në çdo seancë në dyert e Parlamentit, për të vijuar serinë e protestave, të etiketuara prej tij si revolucion, ka ardhur edhe reagimi i selisë rozë.
Mësohet se kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u ka thënë deputetëve që të jenë prezent në parlament që në orën 16:30 për të mos patur përplasje me protestuesit, të cilët do të mblidhen në 17:00 para parlamentit.
Gjithashtu ai ka porositur deputetët që në rast bllokimi të foltores nga demokratët, socialistët do të largohen nga Parlamenti.
/a.r