Sipas raportimeve të fundit Kina po përgatitet të rrëzojë një objekt të paidentifikuar të dalluar duke fluturuar mbi një port në territorin e saj.
Objekti fluturues është parë pranë qytetit port të Qingdao dhe një punonjës i autoritetit të kontrollit detar të rrethit Jimo tha se autoritetet po përgatiten për ta rrëzuar atë.
Raportimet për objektin misterioz janë bërë në zëdhënësin e qeverisë kineze The Global Times dhe në postimet e mediave sociale në rrjetin kinez Ëeibo.
Ky raportim vjen në një moment të tensionuar mes SHBA-së dhe Kinës ku një balon i cilësuar si spiun u gjet mbi territorin amerikan dhemë pas u qëllua nga forcat e armatosura.
Nga ana tjetër Pekini u përgjigj dhe tha se baloni, i cili fluturoi mbi SHBA për tre ditë , kishte qenë një pajisje për parashikimin e motit.
/s.f