Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen ‘Xhemaj’ në njësinë administrative Cakran në Fier. Flakët janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në dhomën e gatimit ndërkohë që zjarrfikësit janë duke shkuar në vendngjarje për të bere të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar.
/e.d