Policia e Durrësit ka njoftuar se 66-vjeçari R.Sh, është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Bëhet me dije se 66-vjeçari pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./m.j