Pasi mbajti fjalën para kryeministrisë, Sali Berisha nisi marshim drejt Parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme dhe pritet të shkojë drejt selisë së PS. Ndërkohe Ilir Meta ka shkuar në slinë e Partisë së Lirisë.
Sali Berisha te Ministria e Brendshme ka kërkuar largimin e ministrit Blendi Çuçi.
‘Erdhëm për ti dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi! Ai duhet të japë bashkë me Edi Ramën dorëheqjen. Është paqësor sot, pro ky ka objektivat e veta strategjike.’- tha Berisha.
Teksa ishte duke bërë marshimin nga parlamenti, Ministria e Brendshme dhe Bashkia Tiranës, ish-kryeministri i ka thënë disa policisë që u vendosen me shpejtësi për të mbrojtur institucionet që ‘ikni nga aty, mos na provokoni
Gjatë marshimit në kryeqytet, Sali Berisha është ndalur para Bashkisë së Tiranës duke folur me gjuhë të ashpër ndaj Erion Veliajt, të cilin e akuzon hajdut dhe thotë se e ka vendin në burg.
“Erion Veliaj është një nga hajdutët më të shpifur, nga korruptorët që vjedh ditën dhe natën. Ky nuk ka të drejtë të hyjë asnjë ditë në këtë ndërtesë. Ky njeri vjedh, ka shtruar fushën me Edi Ramën. Erion Veliaj, ky hajdut i shpifur, ky njeri pa mëshirë vjedh 18 euro në çdo ton plehra që digjen. Deri tani janë bërë llogaritë vetëm nga fusha e Sharrës në minierë floriri për ta, 54 milionë euro të vjedhura. Ka vendosur taksën për arsimin dhe ky hajdut, ky i pafytyrë ndërton shkolla me çmim të 10-fishtë krahasuar me çmimin që del nga manualet europiane të ndërtimit të një shkolle. Ky njeri që është turp fillon, hap tenderin te rruga John Belushi, e ndërton me fondet e Bashkisë, me buldozerët e Bashkisë dhe paratë i fut në xhepin e vet me firmë falsë. Ky e ka vendin në burg dhe vetëm në burg”, tha Berisha.
Në fund Berisha ka vajtur edhe tek selia e Partisë Socialiste ku akuzoi Damian Gjinknurin, Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun.