Sali Berisha paralajmëroi vazhdimësinë e aksionit opozitar përmes mosbindjes civile.
Kryedemokrati tha se të hënën të gjithë mbështetesit e opozitës dhe qytetarët do të jenë para parlamentit për të vijuar atë që Berisha e quan revolucion të pandalshëm.
Berisha përmes foltores së protestes tha se populli opozitar dhe opozita perëndimore u bënë objekt sulmesh të papara nga McGonigalët.
Ai tha se Basha u mor peng nga Rama, teksa kryeministri sipas tij korruptoi zyrtare, deputete dhe ambasadore.
Berisha kërkoi nga amerikanët të hetojnë veprimtarinë e Soros në Shqipëri.
Fjala e tij i ka dhënë edhe fund protestës së sotme ku disa molotovë dhe shashka janë hedhur në drejtim të Policisë dhe Kryeministrisë.