Demokratët e ‘flaktë’ janë mbledhur para selisë blu, ku po presin Sali Berishën që të dalë e të nisë tubimin drejt kryeministrisë. Një prej demokratëve ka zgjedhur që të presë Berishën me 2 flamuj në duar, atë të SHBA dhe të PD.
Kjo vjen pasi protesta e sotme është thirrur pas akuzave të opozitës se Rama se ka paguar McGonigal për të shkatërruar PD, pavarësisht se kreu i qeverisë thotë se ka zhvilluar takim me agjentin në cilësinë e ish-zyrtarit të FBI dhe se nuk ka asnjë lidhje me hetimin në SHBA.
Kujtojmë se SHBA dhe Britania e Madhe e kanë shpallur non-grata familjarisht Sali Berishën.
/a.r