Nga Namir Lapardhaja
Pas shpalljes “non grata”, Sali Berisha mund ta kishte lënë PD-në të lirë në udhën e saj. Të qëndronte në hije dhe të bënte atë që kishte bërë në gjithë këto vite.
Por paranoja e komplotit, frika e ndëshkueshmërisë dhe mendësia e tij thellësisht tribale, nuk e lanë ta bënte një gjë të tillë.
Ndaj sot vendi është në një paradoks të madh: pushteti ka rënë, por nuk e lë kjo opozitë e mumifikuar të bjerë.
Shqiptarët janë të neveritur nga pushteti, por nuk besojnë tek kufomat politike të tranzicionit shqiptar.
Prandaj, edhe protesta e sotme do jetë një xhiro e radhës në bulevard.
Nëse do parafrazonim militantët e Saliut, Berisha do ta shesë kauzën e protestës së sotme.
Do t’i mbledhë në Tiranë, dhe pastaj do t’i shpërndajë me premtimin se radhës tjetër do ta shihni se çdo bëjmë.
Edhe si revolucion, ky i Saliut është qesharak. Revolucion me duar në xhepa.