I fshehur thellë në pyllin Rold të Danimarkës veriore, një bunker bërthamor tepër sekret, hapet për herë të parë për t’u vizituar nga qytetarët e thjeshtë, duke hedhur dritë mbi kohën gjatë Luftës së Ftohtë.
Streha nëntokësore, ku gjithçka është ende e paprekur si në një kapsulë kohe, është kthyer në muze mes frikës së ringjallur në Evropë për një konflikt bërthamor pas pushtimit rus të Ukrainës.
Bunkeri u ndërtua midis viteve 1963 dhe 1968 me insistimin e NATO-s, pas testeve bërthamore sovjetike dhe krizës së raketave Kubane.
I quajtur “Regan West”, ai ishte projektuar për të strehuar qeverinë daneze dhe monarkun në rast të luftës bërthamore.
I vendosur poshtë një pemë, 60 metra nën një kodër ai, ishte menduar të ishte “bastioni i fundit” i demokracisë në Danimarkë, tha për mediat drejtori i muzeut Lars Christian Norbach.
I ndodhur pothuajse 400 kilometra në veriperëndim të Kopenhagës, bunkeri u ngrit për të strehuar autoritetet daneze për 30 ditë.
“Bomba H ndryshoi plotësisht situatën se si mund të reagonim ndaj një sulmi bërthamor”, shprehet kuratorja dhe historiania i muzeut Bodil Frandsen.
Bunkeri u zbulua për herë të parë në 2012.
Duke ecur nëpër korridoret e gjata me hark, vizitorët mund shohin dhomën e gjumit destinuar për monarkun, kafenenë, dhomën e konferencave të qeverisë dhe dekorin e stilit të viteve ’60 në një sallë pritjeje me ndriçim të dobët.
Vizitorët e muzeut do të ecin dy kilometra gjatë turneut 90-minutësh dhe do të shohin vetëm rreth 40 për qind të tij.
“Ky është një vend shumë i rëndësishëm për t’u treguar të rinjve, se sa të shqetësuar ishin njerëzit në të vërtetë gjatë Luftës së Ftohtë,” thekson historiania
Dhe sot, tensionet e rritura midis Rusisë dhe Perëndimit kanë kthyer sërish frikën e luftërave.
/s.f