Si pasojë e tërmetit fatal që ra në Turqi në orët e para të së hënës së 6 shkurtit, klubi i Ligës së Parë në Turqi, Yeni Malatyaspor humbi portierin Ahmet Eyup Turkaslan, i cili u gjet nën rrënoja të martën.
Presidenti i klubit Ahmet Yaman ka njoftuar se do tërhiqen nga gara në Ligën e Parë të futbollit, me vendimin final që do merret nga bordi në një mbledhje të ardhshme.
“Tani nuk është koha për futboll. Mijëra njerëz nga tanët janë në gërmadha, familjet e tyre janë në pikëllim, duke pritur lajmin e tyre, duke varrosur trupat e tyre. Ne nuk do të luajmë edhe futboll. Nuk ka një gjë të tillë. Nuk kemi marrë një vendim të qartë për momentin, por nuk do të mund të luajmë futboll. Pas mbledhjes së bordit drejtues, do të marrim vendimin për t’u tërhequr nga liga”.
Presidenti i Yeni Malatyaspor, Ahmet Yaman
/e.d