Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me protestën e paralajmëruar nga opozita në fundjavë, teksa ka deklaruar se në protestë pritet të ketë një pjesëmarrje masive të qytetarëve pasi janë të zemëruar për zhvillimet e fundit në vend.
Nga ana tjetër analisti Dritan Hila ka kundërshtuar duke thënë se nuk ka pasur ndonjëherë një pjesëmarrje me 100 mijë protestues ashtu si ka pretenduar nënkryetari i PD më herët, duke thënë se nuk ka pasur më shumë se 40 mijë protestues pasi aq është numri i anëtarëve të PD.
Hila:
30-40 mijë kanë qenë, aq anëtarë keni. Nuk kanë qenë më shumë. Nuk do vijnë 100 mijë vetë të shtunën. Pritshmërinë e ka krijuar Berisha. Nuk ju ka zhdukur Edi Rama nga parlamenti juve, duhet të merrni përgjegjësi. Ajo matet me metër katrorë, është e ekzagjeruar të thuash 100 mijë protestues.
/a.r