Ulja e çmimeve të naftës dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare kanë dhënë efekte në stabilizimin e nivelit të inflacionit edhe në Shqipëri i cili tashmë është në nivelin 7.4% duke pësuar dy ulje radhazi.
Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare, Erald Themeli analizon se në tremujorët e ardhshëm, inflacioni do të jetë në rënie ndërsa ekonomia pritet të ketë ecuri më pozitive.
Por pavarësiht kësaj drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë shprehet se do të vijojë rritja e normës bazë të interesit. Aktualisht kredia për bizneset dhe familjet vijon të rritet edhe pse ka pësuar një ngadalësim. Banka e Shqipërisë parashikon që niveli i nflacionit do të rikthehet në objektivin prej 3% në mesin e vitit të ardhshëm.
/e.d