Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar sot nga autoritetet italiane, duke vënë në pranga 21 persona, ku mes tyre ka edhe shqiptarë.
Mediat italiane raportojnë se janë sekuestruar 34 kilogramë kokainë, 400 kilogramë marijuanë, një kilogram hashash, 11 bimë kanabis dhe 38 fishekë të kalibrit 9mm, si dhe janë sekuestruar 11 biznese në Katania dhe provincën e saj. Organizata kishte gjithashtu degë në Palermo dhe Sirakuzë.
Catania Today përmend edhe emrat e dy shqiptarëve, të cilët kishin rolet e tyre në këtë organizatë kriminale.
I pari është Erion Keci, i njohur si “Johnny”, 33 vjeç, i cili së bashku me një italian ishin kanalet kryesore të furnizimit me drogë.
Hetimet zbuluan ekzistencën e një grupi të dytë, të pavarur dedikuar trafikut të organizuar të drogës, i cili dyshohet se mbolli një plantacion të gjerë kanabisi në një parcelë prej rreth 1500 metra katrorë pranë ujëvarës “Oxena” midis Militello Val di Catania dhe Grammichele.
Ky grup i dytë, përbëhej nga: Pietro Artimino Pietro, 51 vjeç, me rolin e organizatorit; Giampaolo Artimino, 44 vjeç, Mario Murgo, 56 vjeç, si bashkëpunëtorë të ngushtë të të parit; dhe nga shqiptari Ardian Qarri, 39 vjeç.
Po sipas mediave italiane, grupeve kriminale u janë sekuestruar pasuri me vlerë 4 mln euro.
/e.d