• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti që i bën ‘nul’ akuzat e opozitës mbi ‘Aktivistin’, në listë edhe emri i Metës si President

by Java News
08/02/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ‘kalin e betejës’ sot ndaj Qeverisë e kishte të përqendruar në një dokument të publikuar që pretendohet se janë anëtarët e  aplikacionit “Aktiv1sti” të Partisë Socialiste.  ‘Rithemelimi’ i Sali Berishës dhe Partia e Lirisë e kanë konsideruar një krim të jashtëzakonshëm zgjedhor, duke e vënë theksin që janë me dhjetëra njerëzit e drejtësisë që janë në këtë listë.

Nga Selia e Partisë së Lirisë, doli vetë Ilir Meta i cili tha se në dokumentin e bërë publik vërtetohet se Rama detyron “mijëra punonjës të administratës publike, që në shkelje të Kushtetutës e të ligjeve, si dhe në dhunim flagrant të lirive dhe të drejtave të tyre, të bëhen pjesë e këtij aplikacioni që monitoron like-t, komentet dhe share në rrjetet sociale të postimeve të Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë”.

Meta madje tha se skandali bëhet edhe më i madh kur zbulohen se pjesë e listës së aplikacionit janë të paktën 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë, anëtarë të KLP, KLGJ, SPAK dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në Tiranë dhe qarqe, mjekë, infermierë dhe mësues, punonjës të tatimeve, doganave etj.

Ndërkohë që më vonë doli edhe zëdhënësja e Berishës e cila përmendi edhe emra duke thënë se “gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra here: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë. Një vend të cilit gjyqtarët dhe prokurorët i shërbejnë si aktivistë partiakë është një republikë bananesh”.

Por në fakt nga një kontroll i thjeshtë që i bëhet dokumentit të publikuar, që nuk dihet se nga ka dalë dhe që ka mijëra emra njerëzish del se janë shumë emra të njohur. Dhe si për ta bërë me qesharake akuzën e opozitës në këtë listë të publikuar është i shkruar, jo një herë por 2, emri i vetë Ilir Metës me vazhdimin ‘Presidenca e Republikës’. Pra, Meta është regjistruar si ‘aktivist’ në rolin e Presidentit të Republikës nëse do t’i besonim vetë atij apo edhe njerëzve të Berishës.

Ka kaq shumë arsye që kjo listë të jetë e manipuluar, edhe fakti që vetë Partia Socialiste thotë se në aplikacion mund të futesh edhe me pseudonim, pra gjithkush mund të futet me emrin e gjithkujt. Por emri i Ilir Metës, të paktën këtë të fundit do të duhet ta bënte të mendohej 2 herë para se të dilte dhe të bënte akuza për gjysmën e anëtarëve të institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë në vend.

Dokumenti ka 133 faqe me emra, pra rreth 6 mijë emra dhe pjesa tjetër, 133 faqe të tjera ka vetëm profesionet. Një dokument pa kokë dhe me emra të përsëritur nga disa herë. Rama doli sot dhe tha se Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili sipas tij është lehtësisht i verifikueshëm./shqiptarja.com/m.j

Next Post
Rama jep njoftimin: Çelen konkurset ndërkombëtare për tre stadiume

Rama jep njoftimin: Çelen konkurset ndërkombëtare për tre stadiume

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vdekur. Njëri, zyrtari i lartë bashkie…

Tragjedia në ditën e Krishtlindjes/ 4 anëtarët e një familje gjenden të vdekur. Njëri, zyrtari i lartë bashkie…

December 25, 2025
U përplasën ashpër në shtëpinë e Big Brother, Juxhini dhe Iliri përqafohen pas debatit: Po ndihem keq, s’mund ta bëja kurrë ty..

U përplasën ashpër në shtëpinë e Big Brother, Juxhini dhe Iliri përqafohen pas debatit: Po ndihem keq, s’mund ta bëja kurrë ty..

December 25, 2025
Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

December 25, 2025
VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

December 25, 2025
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Drita

December 25, 2025
VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

December 25, 2025
RTSH, së shpejti me një kanal të dedikuar për fermerët dhe bujqësinë

Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

December 25, 2025
Shqiptari që po zhduket nga frika

Shqiptari që po zhduket nga frika

December 25, 2025
Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

December 25, 2025
2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com