Largimi përfundimisht i Amos Muji Zaharia nga “Big Brother VIP” ka mërzitur shumë Olta Gixharin dhe Dea Mishel, por nga ana tjetër Luiz Ejlli është kënaqur.
E këngëtari i njohur nuk ishte i vetmi që u lumtura nga eliminimi i aktorit. Ishte edhe Efi Dhedhes, ajo që qeshi nga largimi i Amosit edhe pse preferoi të mos komentonte se çfarë e penalizoi atë që publiku e nxori jashtë BB VIP.
Gjithashtu edhe opinionistët komentuan daljen e Amosit, ku Arbër Hajdari u shpreh “se ishte e papritur për të gjithë”.
Komentet e opinionistëve dhe ish-banorëve:
Arbër: Për të gjithë ishte e papritur. Amos diku ka çaluar, duke e cilësuar veten si më lart në krahasim me të tjerët. Ai mund të jetë një aktor i mirë, por nuk është lojtar i mirë për të përballuar lojën e Big Brother.
Zhaklin: Kjo vështirësia për të shpalosur veten, dhe gjithë kjo ego, ka krijuar një hendek shumë të madh me Amosit, teatrit dhe publikut.
Bjordi: Pajtohem me opinionistët. Amos u fut në shtëpi me një bagazh dhe botë të madhe.
Efi: Nuk kam koment.
Xhoni: E vërtetë që Amosi ka qenë shumë i ngurtë në shtëpi.
Zhaklina: U gjykua shumë nga publiku për humorin e zi.
/e.d