Rreth 20 luftëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS) u arratisën nga një burg sirian gjatë një rebelimi pas tërmetit që tronditi rajonin të hënën.
Burgu ushtarak i Rajos, i vendosur pranë kufirit turk në veriperëndim të Sirisë, ka rreth 2 mijë të burgosur, përfshirë rreth 1 mijë e 300 të dyshuar se kanë luftuar për ISIS-in.
Pas tërmetit të burgosurit filluan një kryengritje dhe morën kontrollin e disa pjesëve të burgut. Rreth 20 të burgosur u arratisën. Ata besohet se janë anëtarë të ISIS-it.
I vendosur në një zonë rebele, burgu i Rajos kontrollohet nga forcat proturke.
/a.r