Avokati i Alda Klosit ka dalë në një deklaratë për mediat pasi kësaj të fundit iu dha masa e sigurisë ‘arrest me burg’.
“Caktoj masën e sigurisë me arrest me burg. Pati një debat të gjatë Prokurori paraqiti si provë një deklaratë të dhënë nga Rozeta Dobi. Ishte një deklarim i marrë kohët e fundit.
Deklarata e fundit është gënjeshtër. Ka disa pyetje që bëmë në seancë dhe natyrisht presim të zbardhet vendimi për të marrë përgjigjen e tyre.
Nëse do ishte kështu siç ka deklaruar Dobi, si është e mundur që është hapur kasaforta dhe është hedhur në një kazan plehrash.
Si nëna si djali në momentin që janë arrestuar kanë mbajtur të njëjtin qëndrim ku kanë pohuar vjedhjen e banesës së Alda Klosit dhe kanë dhënë një mekanizëm të qartë se si është kryer kjo vepër penale”, tha avokati.
/s.f