Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ndaj qeverisë, duke i akuzuar se dërgojnë zyrtare të larta të vendit si eskorta për zyrtarët e huaj.
Sipas Berishës, kjo është një prej formave të korruptimit që përdor qeveria për të blerë zyrtarët e huaj.
Ne intervisten e tij ne Syri TV, kreu i PD-së deklaroi se ky pushtet është degraduar, duke iu referuar skandalit të fundit me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama.
Berisha: Edi Rama përdor 3 forma kryesore të korrupsionit. Korrupsion politik, për shkak të bindjeve. Në një aspekt kjo është “ëoke culture”. Ambasadorja është protagoniste e kulturës së rishqyrtimit, mohimit Shikoni çfarë bën për marrëdhëniet. A mund të imagjinoni të bëhet një film për 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane që mbaron në vitin 1991. Edhe në diktatura nuk ndodhte kjo. Kjo porositi marrëdhëniet deri në vitin 91’.
Ato pushimet e saj me njerëz të qeverisë, janë denoncuar nga mediat dhe nga unë personalisht. Nëse ka njeri në botë që ka mbështetur një grup delinkuentësh, është ajo. Të them që s’është e korruptuar? E kam denoncuar periodikisht. Këta përdorin çdo formë, duke përfshirë korrupsionin erotik. Nëse kullot livadhet e qeverisë, sigurisht që opozita ka problem me ty. Sepse thotë që ti merr aty ku nuk duhet t’i marrësh.
Të themi që është veç ajo. Ka deputetë europianë të cilët nxjerrin fjalë për fjalë citatin e Taulant Ballës. Nuk është paguar ai? Këta çojnë eskorta. Edhe këtu çojnë eskorta për të kompromentuar njerëz të ndryshëm. Përdorin zyrtare të rëndësishme si eskorta. Ky është një pushtet i degraduar fund e krye.
Edhe munde te jene disa gjera te verteta,per ato qe thote monstra e vicidolit.Por te beshe krahasimet me edvin k/hajdutin me monstren e vicidolit,ndryshimi eshte shume i malle.Per korrupsionin,vjedhjet e plackitjet jane te barabarte.monstra ka plus vrasjet qe ka bere ndaje njerzve qe kane denoncuar korrupsionin e te tjera gjera qe i dine vete monstra e vicidolit,k/hajduti nuke ka bythe te vrase,eshte frikacake.Monstra kishte grupin ciftelia,shikun vrases te gazi dedes,e sa e sa banda qe i sherbenin monstres per te vrare kundershtaret.Pore faji kryesore eshte i atyre komunistave e spiunve,e bijte e bijat e ktyre ndytsirave qe permendem me siper.kta qe shkojne prapa ktije monstre qe eshte shume here me i ndyre se ishe komandanti i tije dulle krimineli.