Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, ka uruar Kosovën me rastin e 8-të vjetorit të Pavarësisë.
Në një telegram urimi që presidenti Gauck i ka dërguar Presidentes, Atifete Jahjaga, ai uron Kosovën dhe shpreh shpresën që parlamenti t’i kthehet punës së rregullt me qëllim të zhvillimit të Kosovës dhe afrimit të saj në Bashkimin Evropian, njofton Klan Kosova.
Në urimin e tij, presidenti gjerman ka shtuar se Gjermania do të mbesë edhe më tutje një vend mik dhe partner i Kosovës.